Ish-kampioni i peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, po bëhet gati të luftojë që të mbrojë qytetin e tij.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia mediatike, Visegrád 24, me anë të një postimi në Twitter.
Në karrierën e tij si boksier profesional, kryebashkiaku numëron 47 ndeshje, nga të cilat 45 i ka të fituara dhe vetëm dy humbje. Ai, në vitin 1995, ka qenë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda dhe disa herë kampion bote në disiplina të tjera.
Më parë, në mediat sociale ka qarkulluar një video, në të cilën shfaqen dy ish-kampionët e peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, dhe vëllai i tij më i vogël, Wladimir dhe kanë deklaruar që janë gati të rrokin armët dhe të mbrojnë Ukrainën kundër pushtuesve.
Të dy vëllezërit kanë shërbyer në ushtrinë ukrainase gjatë viteve të tyre të rinisë.