![Kryebashkiaku i Kievit: “Luftime të ashpra pranë qytetit”](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/04/kiev192way_wide-e52622ae5b2df6742ee5273b3506bc84a3c680f0-712x400.jpg)
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko tha se beteja “të mëdha” po zhvillohen në veri dhe lindje të kryeqytetit ukrainas.
Këtë e raporton The Guardian. Klitschko ka lëshuar një paralajmërim për banorët që janë larguar nga qyteti.
Guvernatori rajonal i Kievit tha sot se forcat ruse po tërhiqeshin në disa zona rreth kryeqytetit, por po forconin pozicionet e tyre në disa pozicione të tjera.
Nderkohe Kryebashkiaku i Chernihiv, një qytet në Ukrainën veriore, tha se bombardimet ruse shkatërruan departamentin onkologjik të një spitali.
“Disa plumba goditën drejtpërdrejt spitalin rajonal dhe një nga ndërtesat, njësia e tumorit, u shkatërrua plotësisht. Tre persona u plagosën rëndë,” tha kryebashkiaku Vladyslav Atroshenko për CNN.
Advertisement