Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të zhvillojë një takim me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Sipas medias greke “Kathimerini”, takimi pritet të mbahet brenda këtyre dy javëve.
Ndërkohë, të enjten, në Minsk do të mbërrijë kryeministri rus, Mikhail Misustin. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes në Bjellorusi pritet të nisë konsultimet të premten në Moskë për krizën politike.
Prej disa ditësh, mijëra qytetarë janë rebeluar në Bjellorusi sepse duan të rrëzojnë Aleksandër Lukashenkon.
Nga ana tjetër, kujtojmë që disa ditë më parë Putin i ofroi policë Lukashenkos, në frikën e luftës për pushtet.
The post Kriza politike në Bjellorusi/ Putin do të takojë Lukashenkon appeared first on Vizion Plus.