Kriza nga koronavirusi, McLaren do të heqë nga puna 1200 punonjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza nga koronavirusi, McLaren do të heqë nga puna 1200 punonjës

Kriza e shkaktuar nga pandemia ka dëmtuar edhe kompaninë e makinave McLaren, e cila merr pjesë edhe në Formula 1. Daily Mail shkruan se kompania do të shkurtojë 1200 vende pune, më shumë se një e katërta e të gjithë punonjësve.

Kompania me qendër në Surrey, Angli, ka bërë të ditur me anë të një deklarate se është prekur rëndë nga pandemia.

“Anulimi i garave të automobilizmit, pezullimi i aktiviteteve të prodhimit dhe shitjes në të gjithë botën, ka sjell një ndikim të jashtëzakonshëm negativ në të ardhurat e kompanisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kompanisë.

“Na vjen shumë keq për ndikimin që do të ketë ristrukturimi për punonjësit tanë, veçanërisht për ata që mund të preken. Jemi munduar shumë që të mos vinim në këtë situatë, por tashmë nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të shkurtojmë stafin”, ka thënë Paul Walsh, drejtuesi ekzekutiv i grupit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy