Presidenti amerikan Joe Biden tha se rreziku i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në ditët në vijim është “shumë i lartë”.
“Ndjesia ime është se do të ndodhë në ditët e ardhshme”, tha Biden për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten.
Presidenti tha gjithashtu se nuk ka në plan të flasë me Presidentin rus, Vladimir Putin, por tha se ka ende “një rrugë të qartë diplomatike” për të shmangur konfliktin.
Sa i përket raportimeve për bombardime në lindje të Ukrainës, Biden tha për Rusinë: “Kemi arsye të besojmë se ata janë të angazhuar në një operacion inskenimi, për të justifikuar sulmin”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";