Keqmenaxhimi i krizës që ndodhi në Afganistan, një muaj më parë, ka sjellë dorëheqjen e ministres se jashtme holandeze. Sigrid Kaag akuzohet se nuk ka kryer në kohë evakuimet e bashkëpunëtorëve të ushtrisë holandeze në Afganistan.

Ajo është zyrtarja e parë perëndimore që tërhiqet, si pasojë e kaosit që ndodhi pasi militantët talibanë morën nën kontroll Afganistanin, më 15 Gusht.

Deputetët holandezë miratuan një mocion ndaj saj, duke thënë se q ishte shumë e ngadalshme në përgjigje dhe se la pas shumë afganë që duhej të iknin. Holanda arriti të evakuojë rreth 2,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të Gushtit.

Por qindra afganë që kanë punuar me trupat holandeze, u lanë atje. Ministrja pranoi se qeveria holandeze ka vepruar në bazë të “supozimeve të gabuara”, por tha se ngritja e shpejtë e talibanëve në pushtet i ka habitur të gjithë, “përfshirë edhe vetë talibanët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";