Një krizë e energjisë që po kalon Kina rrezikon rritjen e çmimit të ushqimit në të gjithë botën. Mbledhja e prodhimit në prodhuesin kryesor bujqësor vjen në një kohë kur ekonomia numër 2 e botës po përballet me mungesa të energjisë në qendrat industriale që kërcënojnë të ngadalësojnë rritjen.

Ndër më të goditurat janë provincat verilindore si Jilin, Liaoning dhe Heilongjiang – ku rritet rreth gjysma e misrit dhe sojës që prodhon vendi.

Disa uzinave u është kërkuar të pezullojnë prodhimin, në mënyrë që të kursejnë energji dhe kjo pritet të ndikojë te përpunimi i misrit, sojës, kikirikëve dhe pambukut, raporton Bloomberg.

Vitin e kaluar, Kina importoi një sasi rekord produktesh bujqësore për shkak të mungesës së brendshme dhe rritjes së çmimeve dhe kostove globale të ushqimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendi duhet të sigurojë furnizim me energji të mjaftueshme për të vazhduar realizuar planet për mbledhjen e prodhimit të vjeshtës.

Disa kompani kanë blerë gjeneratorë rezervë në rast të ndërprerjeve të zgjatura të energjisë, raporton Futures Daily, duke cituar tregtarët dhe prodhuesit.

Energjia elektrike është e nevojshme për tharjen e të lashtave, një proces i rëndësishëm para ruajtjes dhe shitjes. Cilësia e misrit dhe kikirikëve mund të dëmtohet nëse nuk përpunohen në kohë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";