Kriza afgane po nxit azilkërkuesit drejt Evropës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza afgane po nxit azilkërkuesit drejt Evropës

Numrat e refugjatëve nga Afganistani  pothuajse janë dyfishuar muajt e fundit sipas agjencisë kufitare e BE, Frontex. Deri tani janë më shumë se 22,600 emigrantë nga Lindja e Mesme që u zbuluan muajt e fundit që tentonin që të hynin ilegalisht në BE përmes rrugës ballkanike me një rritje prej 90% në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Në muajin Korrik, numri i azilkërkuesve afganë dhe sirianë u rrit me 67% në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë.

Shumë shtete anëtare të BE -së janë nën tension për zhvillimet e fundit në Afganistan, ku talebanët militantë po zotërojnë me shpejtësi territore të reja. Largimi i qytetarëve të thjeshte afganë në panik nga talebanët  mund të shkaktojë një përsëritje të krizës së migrimit që preku BE-në në vitet 2015-‘16 si pasoje e luftës në Siri.

Në atë periudhë, ardhja kaotike e më shumë se një milion njerëzve nga Lindja e Mesme dhe Afganistani vuri në prove sistemet e sigurisë për rrezikun e depërtimit të terroristëve si dhe nxiti mbështetjen popullore ndër qytetaret evropiane për grupet politike të ekstremit të djathtë që fituan më tepër terren politik në disa shtete anëtare të BE-së.

Në total, numri i kalimeve ilegale të kufirit në BE që nga fillimi i vitit arriti në mbi 82,000, 59% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në një takim rreth krizës së re të refugjatëve që do të mbahet të mërkurën, ministrat e Punëve të Brendshme të BE do të diskutojnë edhe për rritjen e befasishme të numrit të emigrantëve nga Lindja e Mesme në kufirin midis Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Advertisement

BE-ja ka akuzuar Bjellorusinë për përdorimin e emigrantëve ilegalë, kryesisht irakianë, si armë politike në përgjigje të sanksioneve të BE -së të vendosura ndaj Minskut. Lituania regjistroi rreth 3,700 hyrje të paligjshme nga Bjellorusia nga janari në korrik, më shumë se 3,000 prej të cilave ishin vetëm në Korrik ndërsa edhe Polonia zbuloi rreth 180 kalime ilegale kufitare në korrik dhe Letonia rreth 200 refugjate ilegalë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy