Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi është rritur në pothuajse 300,000. Autoritetet shëndetësore më vend bënë të ditur se brenda 24 orëve janë konfirmuar 9,263 raste të reja me koronavirus.

Ndërsa, numri total i të infektuarve në vend rritet në 299,941, bilanci i dytë më i lartë në botë pas SHBA-ve.

Kryeministri, Mikhail Mishustin, i cili së bashku me disa zyrtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë për virusin, tha të hënën se vendi e kishte ndaluar rritjen e numrit të rasteve të reja, por paralajmëroi se situata mbetet e vështirë.

Gjithsesi, edhe pse ka një numër të madh të infektuarish, Rusia ka raportuar për vetëm 2,837 viktima lidhur me koronavirusin dhe hijet e dyshimit nuk kanë munguar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet në vend po akuzohen se mund të jenë duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave në mënyrë që të minojnë shkallëne vërtetë të krizës.

Zyrtarët rusë të shëndetit thonë se një nga arsyet që bilanci i viktimave është më i ulët se në Shtetet e Bashkuara dhe pjesë të Evropës perëndimore është se numërohen si “viktima Covid” vetëm vdekjet e shkaktuara direkt nga virusi.