Ministri i Klimës, Kristen Michal u emërua sot kryeministri i ri iEstonisë nga presidenti Alar Karis dhe u udhëzua të formonte një qeveri, njoftoi zyra e presidencës.

Kaya Kalas ka dorëzuar dje dorëheqjen si kryeministre e vendit për të marrë detyrën si shefe e diplomacisë europiane.

“Duke pasur parasysh ekuilibrin aktual të pushtetit në politikën kombëtare, koalicioni i Partisë Reforme, Social Demokratëve dhe Estonia 200 ka shanset më të mira për të formuar një qeveri vendimtare”, tha Presidenti Karis në deklaratën e tij.

Kalas udhëhoqi partinë e saj liberale Reforma drejt fitoreve elektorale në 2019 dhe 2023 dhe ka qenë në krye të qeverisë që nga viti 2021.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo do të mbetet kryeministre në detyrë e Estonisë deri në miratimin e një qeverie të re deri në fillim të gushtit. Partia e Kalasë do të zgjedhë një kryetar të ri më 8 shtator./vizionplus.tv