
Një vajzë 8-vjeçare e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbëtore është vrarë nga punëdhënësit e saj në Raëalpindi, Pakistan pasi humbi papagallët”, tha policia.
Vajza e quajtur Zohra, hapi kafazin për të ushqyer papagallët, por ata u larguan. Si ndëshkim, punëdhënësit e Zohra, të cilët drejtojnë një biznes që blejnë e shesin kafshë, e rrahën atë barbarisht dhe e braktisën në një spital lokal, ku vdiq. Spitali e thirri policinë dhe dy të dyshuar tani janë arrestuar.
Pakistani ka një problem të madh me punën e fëmijëve, sipas një raporti të vitit 2018 nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP), i cili vlerësoi se rreth 12 milion fëmijë ishin duke punuar në vend.
Advertisement