As policia dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë komentuar për këtë rast, duke shtuar se do të njoftojnë opinionin më vonë. Partia e Veprimit Demokratik, që është ma e madhja në komunitetin mysliman në Bosnje, ka konfirmuar lajmin se Novalic është në mbajtje duke u marrë në pyetje.
Marrëveshja e 5.4 milionë eurove ngriti dyshime pasi një kompani e procesimit të frutave pa licensë, kishte marrë përsipër importin e pajisjeve mjekësore. Bosnje e Hercegovina ka raportuar 2,500 të infektuar dhe 150 viktima nga koronavirusi.
Fahrudin Solak, zyrtar qeveritar i prokurimit dhe Gikret Hodzic, menaxher në kompaninë e frutave, janë marrë po ashtu në pyetje nga autoritetet.
Shërbimi i Ballkanit të REL-it ka kuptuar përmes një burimi se të ndaluarit dyshohen për pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./rel