Krim makabër/ Nëna vret vajzat e saj binjake teksa flinin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krim makabër/ Nëna vret vajzat e saj binjake teksa flinin

Një psikologe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qëlluar për vdekje vajzat e saj binjake, 7 vjeç, teksa flinin gjumë. Pas këtij krimi, ajo ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës së saj.

Policia u njoftua nga fqinji. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia zbuloi trupat e 55-vjeçares, Michele Boudreau Degan dhe vajzave të saj.

Një hetim fillestar zbuloi se Deegan ishte përfshirë në një mosmarrëveshje kujdestarie mbi fëmijët.

Deegan ka punuar si psikoterapiste. Në llogarinë e saj të “Facebook”, ajo shkruan se: “Qëllimi im është t’iu mësoj klientët mënyra të reja të perceptimit të problemit të tyre, sjellje të shëndetshme për të përballuar problemin e tyre, qëndrime të shëndetshme dhe aftësi komunikimi për të punuar me familjet, partnerët ose mjedisin e punës, në mënyrë që ata të mund të bëjnë ndryshime në jetën e tyre.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy