Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme në Paphos, Qipro.

Mediet greke raportojnë se një çift nga Bullgaria, të cilët jetonin në një kompleks apartamentesh në Paphos për arsye të panjohura, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve fillestare, gruaja ka marrë një thikë dhe ka plagosur bashkëshortin e saj, i cili më pas e ka goditur me thikë dhe e ka hedhur në rrugë nga ballkoni i banesës.

Gruaja u dërgua në spital ku ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar në spital i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çifti me origjinë nga Bullgaria ka edhe fëmijë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vrasjes./vizionplus.tv