Rusia është shndërruar në harkun kohor të tetë viteve në një kërcënim më të madh për Perëndimin.

Kreu i ushtrisë britanike, Nick Carter ka deklaruar se ndonëse Vladimir Putin nuk do një konflikt të armatosur me Perëndimin, përgatitja për përplasje nuk duhet të injorohet.

“Rusia e sheh kontekstin strategjik global si një betejë të pandërprerë në të cilën mendoj, ata mund të vënë në zbatim të gjitha mjetet e forcës nacionale për të arritur objektivat e tyre.

Por duke bërë kështu, Rusia nuk do të mbërrijë në një luftë të nxehtë”, ka thënë Carter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë sipas tij nuk përjashtohet një përshkallëzim apo luftë aksidentale, çka e bën të domosdoshme edhe unitetin e aleatëve në NATO. Në të njëjtën suazë qëndrimesh, po sot, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Rusinë për përqendrimin e trupave dhe mjeteve në kufijtë e Ukrainës.

Ai i bëri komentet gjatë një konference me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, teksa ka shtuar se ndonëse nuk duhet spekulluar mbi përqendrime të tilla, është përvoja e fundit që çon në shqetësime serioze.

Disa ditë më parë, presidenti rus, Putin njoftoi se kishe refuzuar propozimin për një stërvite në Detin e Zi, për të mos tensionuar më tej situatën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";