Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka trembur jo pak me deklaratat e tij të fundit.

Ai tha se nuk ka ende garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19.

Gjatë fjalës së tij para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë. Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”,- tha ai. Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit për të identifikuar dhe luftuar patogjene si viruset.

Ato konsiderohen si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasi ato i ndihmojnë komunitetet që të krijojnë imunitet.