Ishulli i Kretës në Greqi vazhdon të jetojë me ankthin e lëkundjeve të tokës.
Mengjesin e kësaj të marte toka në Krete u lëkund sërish fort, pasi tërmeti ishte me magnitude 5.3 ballë sipas shkalles richter.
Një lëkundje që epiqëndren e pati në Iraklio.
Mengjesin e të henës goditja më e madhe kishte qënë 5.6 ballë, nga e cila pati një viktime dhe të paktën 11 të plagosur.
Advertisement
Mbi 1 mijë shtëpi dolën të pabanueshme nga tërmeti I një dite më parë, lëkundje e cila tmerroi banoret e ishullit të cilët vendosen që ta kalojnë natën mes të hënës dhe të martës jashtë.