“Embargoja ndaj naftës ruse do të ishte një goditje shumë e rëndë për Europën, po nuk do të ndikonte tek Shtetet e Bashkuara,” sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan The Guardian.
Ky reagim vjen si përgjigje ndaj propozimeve të disa ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian për vendosjen e embargos si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë.
“Progresi në bisedimet e paqes me Ukrainën nuk po ecën aq shpejt sa ne presnim, dhe nevojitet më shumë përparim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky”.
Advertisement