Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të posaçme në Prishtinë ka nderuar me Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beua Biden, djalin e presidentit amerikan. Vlerësimi i akordohet pas vdekjes, “për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Beua Biden u nda nga jeta në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare.
VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVES
Advertisement“Mund ta themi me përulje se trashëgimia e Beua Bajdën vazhdon të jetojë, veprimet e tij vazhdojnë të na frymëzojnë ne në Kosovë, njësoj sic i frymëzojnë edhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara, të cilëve mundi t’ua ndryshonte jetën. Unë besoj, matja e vërtetë e një personi të mirë është ndikimi i përjetshëm që lë pas. I ndjeri Beau Bajdën ishte pikërisht i tillë. Ai është qiriu që u ka dhënë dritë kaq shumë njerëzve. Në ditët tona më të errëta, e gjithë familja Biden u ka dhënë gjithashtu dritë njerëzve të Kosovës.”
Presidenti amerikan Joe Biden, në një video mesazh u shpreh mirënjohës për njohjen e trashëgimisë së të birit i cili skurëse ai u shpreh, punoi në Kosovë me zemër dhe ra në dashuri me atë vend.
JOE BIDEN
PRESIDENT I SHBA
“Në atë kohë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo, Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar, të ardhmen e mohuar për një kohë të gjatë për Kosovën. Kjo është arsyeja pse ai ishte aq i përkushtuar për të punuar me popullin e Kosovës për t’u siguruar që krimet e luftës të hetohen dhe ndiqen në mënyrë profesionale, për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një sistemi të drejtë gjyqësor, të zotin për të vendosur drejtësi dhe pajtim në vend”.
Advertisement
Presidenti Biden nënvizoi se duke e pranuar medaljen, njeh edhe përparimin e arritur në 20 vitet e fundit në Kosovë, por ai shtoi se ka ende punë për të bërë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me vendet fqinje dhe për zhvillimin ekonomik.
20 vjet më pare, Beua Biden ish prokuror i përgjithshëm në Delaware, punoi në Kosovë si këshilltar ligjor në kuadër të misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, për ngritjen e sistemit të drejtësisë në vendin e rrënuar nga lufta.