Gjatë një vizite në Kosove Zëvendëskryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka kërkuar që Prishtina dhe Beogradi të fillojnë negociatat për planin franko-gjerman.
“Kosova dhe Serbia duhet te fillojnë negociatat ne lidhje me propozimin e sponsorizuar te Bashkimit Europian që të filloj normalizimi i mardhenieve mes dy shteteve. Siç e dini, Sllovenia e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në prill do të kemi zgjedhje që këto në pjesën veriore duhet të jenë të lirë dhe të ndershme”
Ndërkohë ministrja e punëve të jashtme Donika Gervalla u shpreh se Kosova është e përgatitur për finalizimin e dialogut. Sipas saj gatishmëria mungon nga Serbia.
Kosova është e gatshme për finalizimin e procesit të dialogut,por këtë nuk mund ta them për Serbinë. Në një atmosferë të tillë është e vështirë të dialogohet dhe nuk shoh rrugë tjetër përvec dialogut momentalisht në Bruksel.
Sa i takon asociacionit të komunave me shumicë serbe Gërvalla theksoi se nuk do të marri asnjë hap që shkel Kushtetutën e Kosovës.
Nuk do të këekoj rrugica për të implementuar një asociacion që shkel Kushtetutën e vendit tonë, e cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrveshjes finale. E rëndësishme është që dialogu të filloj më në fund dhe të fillojë me intensitet e jo me takime një herë në 6 muaj.
Gërvalla ndër të tjera theksoi se kërcënimet për luftë që po i bën Serbia rajonit kërkojnë një përgjigje të përbashkët. E të njëjtit mendim ka qenë edhe presidentja Vjosa Osmani e cila ka nënvizuar se Kosova mbetet palë konstruktive, teksa ka theksuar se Serbia po sjell destabilitet.