Koronavirusi po i shkakton dëme të mëdha edhe karteleve të drogës, të cilat po humbin miliona dollarë në përpjekje për të lëvizur lëndën narkotike dhe paratë nga të dy anët e kufirit Meksikë-SHBA.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia ligjzbatuese kundër narkotikëve, DEA, vetëm në Los Anxhelos, këtë vit janë sekuestruar 10 milionë dollarë të paligjshëm në periudhën 1 mars-8 maj, më shumë se dyfishi i sasisë së sekuestruar në të njëtën periudhë një vit më parë, vetëm 4,5 milionë dollarë.

“Kur ka më pak kashtë, është më e lehtë të gjesh gjilpërën”, thotë për NBC, Bill Bodner, efektiv i zyrës së DEA-s në Los Anxhelos. “Trafikantët dhe ata që u pastrojnë paratë janë të detyruar të rrezikojnë më shumë dhe këtu përfitojmë ne”. Edhe në Nju Jork, sekuestrimet e parave të paligjshme janë rritur me 180% krahasuar me vitin e kaluar, që prej nisjes së izolimit.

Vështirësitë më të mëdha, trafikanët i hasin në kufi. Edhe pse vija është mbi 3200 kilometra e gjatë, pa trafikun e rënduar që shihet zakonisht, ata e kanë të pamundur të fshihen. Ndërsa me mbylljen e hoteleve përgajtë kufirit, vendet për të kryer transaksionet e paligjshme janë pakësuar ndjeshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndëkrohë, në rrugët e disa qyteteve, çmimi i kokainës është rritur me 20%. Heroina, nga ana tjetër, është bërë shumë e vështirë për t’u siguruar në Denver dhe Çikago, ndërsa në Hjuston dhe Filadelfia ka mungesë fetanoli. Në Los Anxhelos, çmimi i metafmetaminës është dyfishuar, duke shkuar në 3600 dollarë për kilogram.

Edhe metodat e pastrimit të parave kanë hasur pengesa, për shkak të shumë biznese janë detyruar të mbyllen. Zyra e DEA-s thotë se zakonisht operacion i madh quhet kur konfiskojnë 100 mijë dollarë, por së fundmi po kapin deri në 1 milion dollarë, pasi kartelet meksikane rrezikojnë më shumë.

Ndërsa trafikimi i drogave sintetike ka rënë për shkak se kimikatet kryesore për fetanol dhe metamfetaminë importohen nga Kina në Meksikë dhe në vitet e fundit narkotrafikantët janë mbështetur më shumë te këto lloj drogash, se sa te marijuana apo heroina, të cilat kanë sezon mbjelljeje dhe korrjeje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";