Mbi 500 mijë vaksina Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri brenda muajit dhjetor të këtij viti, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi marrë vendim për kryerjen e menjëhershme të pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë deri në dhjetor të këtij viti. Me këtë vendim bëhet e mundur pagesa prej 6 milionë dollarësh”, tha Manastirliu. Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 2 milionë doza, ndërsa u janë dhënë njerëzve 1,7 milionë.

Ministrja tha se janë mbi 900 mijë persona që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ose 44% e popullatës target, ndërsa 33,5% janë të vaksinuar plotësisht. “Por lajmi i mirë është se në grupmoshën mbi 60 vjeç, vaksinimi është në nivelin mbi 64%”, tha Manastirliu.

Sa i prëket dozës përforcuese, Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit po e vlerëson programin për dozat përforcuese. “Ne jemi të përgatitur, kemi vendosur të gjitha fondet në dispozicion për blerjen e vaksinave”, tha Manastirliu. “Nëse komiteti vendos, ne e fillojmë menjëherë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";