Italia ka regjistruar 53 viktima e 379 të infektuar me koronavirus 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit është regjistruar një rritje e rasteve pozitive të personave me koronavirus dhe vetëm 4 rajone në pjesën verore e qendrore të vendit nuk kanë shënuar asnjë person të infektuar.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur deri më sot më 31 167, ndërsa i të infektuarve 236 142.
Persona të shëruar nga Covid 19 në Itali janë 171 338 . Pacientë aktivë me Covid në Itali janë aktualisht 30 637. Deri më sot në Itali janë kryer 4 381 349 tamponë.
Advertisement