
Italia regjistroi 34 viktima dhe 210 raste pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave me koronavirus ka arritur më 34 405 e numri i të infektuarve në 237 500.
Autoritetet italiane të shëndetësisë shprehen optimistë mbi reduktimin e fuqisë përhapjes së virusit në territorin kombëtar. Numri i personave aktivë aktualë me Covid-19 është 24 569.
Po në ulje është numri i pacientëve që po kurohen në strukturat spitalore . Aktualisht janë 3301 e 177 po kurohen në repartet e terapisë intensive.
Autoritetet italiane vazhdojnë dita ditës të kryejnë tamponë në masë të popullsisë. Në 24 orët e fundit janë kryer 46 882 tamponë e numri i tyre i përgjithshëm është 4 695 707.
Advertisement