Profesor Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike Mario Negri në Itali, thotë se studimi I tamponeve së fundi tregon se ngarkesa virale është shumë më e ulët. “ Situata që nga fundi i shkurtit ka ndryshuar shumë”, tha ai për Corriere della Sera.
“Duhet t`i shpjëgojmë se çfarë po ndodh njerëzve që me të drejtë tremben kur dëgjojnë shifrat. Kemi kryer një studim me tamponet positive dhe rezultoi se kishin një ngarkesë tejet të ulët virale, jo infektuese. I quajmë të infektuar, por ata janë vetëm njerëz pozitivë në provën e tamponit, në të cilën kanë kaq pak Rna sa nuk arrin as të infektojë qelizat. Kur binin në kontakt me Rna-në e pozitivëve të vërtetë, atyre të marsit dhe fillimit të prillit, qelizat vdisnin brenda pak orësh”, thotë eksperti.
Ai thekson se “një studim i Center for Disease Prevention në Korenë e Jugut mbi 285 persona asimptomatike tregoi sesi u gjurmuan 790 vetë që patën kontakte direkte me ta. E gjeni dot sesa dolën pozitivë? Zero!”.