
Një ekspert kinez i sëmundjeve infektive ka paralajmëruar se “koronavirusi i ri do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë”.
Profesor Feng Lushao, i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i tha medias shtetërore kineze se Covid-19 “do të bashkëjetojë me ne për një kohë të gjatë”.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës dhe të mësohen me normalitetin e ri, që përfshin kontrolle të shpeshta për virusin.
Sipas autoriteteve kineze, Covid-19 ka prekur rreth 84 000 persona dhe ka shkaktuar mbi 4600 viktima.
Advertisement