Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar një raketë balistike në det, kanë thënë ushtria e Koresë Jugore dhe ajo e Japonisë më 5 janar.

Ministria e Mbrojtjes në Japoni ka thënë se Koreja Veriore ka lëshuar atë që është dukur se është raketë.

Garda japoneze fillimisht ka raportuar për lansimin, duke thënë se mund të jetë raketë balistike, por pa dhënë shumë hollësi.

Shefi i Stafit të Koresë Jugore ka thënë se verikoreanët kanë lëshuar një predhë drejt ujërave perëndimorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky lansim ka ardhur pasi lideri verikoran, Kim Jong Un është zotuar se do të rrisë kapacitetet ushtarake të shtetit.

Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar, Kim nuk ka përmendur në veçanti raketat apo armët bërthamore, mirëpo ka thënë se mbrojtja kombëtare duhet të forcohet.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalojnë testimin e të gjitha raketave balistike të Koresë Veriore dhe kanë vendosur sanksione kundër programit të armëve në Phenjan.

Prej shpërthimit të pandemisë, Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë, gjë që ka ngadalësuar tregtinë dhe ka bllokuar takimet diplomatike me prezencë fizike./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";