Koreja e Veriut zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan.

Pamjet e medias shtetërore treguan udhëheqësin Kim Jong-un duke buzëqeshur, derisa mbikëqyrte ngjarjen në sheshin Kim Il Sung.

Në paradë marshuan edhe radhë ushtarësh, tanke e raketahedhës.

Raketa e re balistike u përshkrua nga media shtetërore si “arma më e fuqishme në botë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shfaqja e forcës ushtarake në Korenë e Veriut vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së.

Ai po ashtu pason një takim të rrallë politik në Phenjan, ku Kim e cilësoi SHBA-në si “armikun më të madh” të vendit të tij.

Koreja e Veriut ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit në largim, Donald Trump.

Udhëheqësit e dy vendeve kanë qenë të përfshirë në kërcënime të ndërsjella, derisa janë takuar për herë të parë në Singapor, në vitin 2018.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas samitit të pazakonshëm, pak përparim është bërë në negociatat për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Samiti i dytë i planifikuar midis Trumpit dhe Kimit, në vitin 2019 në Vietnam, ka dështuar pasi Uashingtoni ka refuzuar kërkesat e Phenjanit për lehtësimin e sanksioneve./R.E.L