Koreja e Veriut provokon sërish, lëshon raketën e re bërthamore pranë brigjeve të Japonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja e Veriut provokon sërish, lëshon raketën e re bërthamore pranë brigjeve të Japonisë

Koreja e Veriut vijon të shkaktojë tensione në rajon. Mediat ndërkombëtare raportojnë se regjimi i Kim Jong Un ka lëshuar një raketë balistike nga një nëndetëse pranë brigjeve të Japonisë.

Koreja e Veriut është ndaluar nga Kombet e Bashkuara për të testuar raketa balistike, si dhe armë bërthamore, por duket se këto thirrje nuk janë dëgjuar nga vendi komunist.

Qeveria e Kim Jong Un, nuk ka reaguar lidhur me këtë provë të re të raketës balistike, por kanë qenë zyrtarët e Koresë së Jugut ata që kanë dhënë detaje lidhur me këtë operacion.

Mësohet se arma bërthamore u lëshua nga porti Sinpo, në lindje të Koresë së Veriut, në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë.

Advertisement

Kjo provë nga regjimi i Kim Jong Un vjen disa javë pasi Koreja e Jugut zbuloi armën një armë të tillë dhe bëri prova për efektivitetin e saj.

Lidhur me këto veprime të vendit komunist, Koreja e Jugut, Japonia dhe shefat e inteligjencës amerikane do të takohen në Seul për të vendosur se çfarë do të bëhet më tej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy