Ishte maji i vitit të kaluar kur Lucas Kuo dhe Lauren Sung vunë re diçka të çuditshme: më shumë se 100 anije që mblidheshin në ujërat afër Haeju në Korenë e Jugut.

Si pjesë e punës së tyre në Qendrën për Studime të Avancuara të Mbrojtjes (C4ADS) me qendër në Uashington, një organizatë jofitimprurëse që analizon dhe heton çështjet e sigurisë duke përdorur të dhëna të rëndësishme, thotë CNN, të dy analistët e kishin në vëmendje trafikun në ujërat e Koresë së Veriut dhe më tej në Azinë Verilindore.

Kjo sepse Peniani është akuzuar për shitje qymyrguri dhe mallra të tjera të vlefshme, ndonjëherë në sasi shumë të mëdha, në det të hapur, larg syve të punonjësve të doganave, të cilët duhet të zbatojnë sanksionet e OKB-së për vendin komunist.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vend që të lëviznin mallrat në një port para tregtimit, mendohet se koreano-veriorët thjesht i transferojnë ato nga një anije në tjetrën në det dhe gënjejnë për origjinën e tyre. të tilla transferime mund t`I sigurojë miliona dollarë regjimit atje. Por dhjetëra anije së fundi janë parë të transportojnë rërë. Kjo mund të duket shumë e padëmshme, por Koresë së Veriut nuk I lejohet eksportimi I dheut e gurëve në bazë të sanksioneve të OKB-së të 2017-tës.

Shkëmbimi I rërës me këtë vend, përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Peniani duket se ka grumbulluar para nga shitja e rërës për vite të tëra. Dhe mendohet se ajo dërgohet veç të tjerash në KInë, ku kërkesa për rërë është e madhe.