“Kontrabanda e njerëzve tani është një krizë”, kryeministri britanik: Koha për të rivendosur marrëdhëniet me BE-në!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kontrabanda e njerëzve tani është një krizë”, kryeministri britanik: Koha për të rivendosur marrëdhëniet me BE-në!

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbajtur fjalën hapëse në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Oxfordshire.

I pranishëm në këtë samit është edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Kryeministri Starmer është ulur pranë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Gjatë fjalës së tij ai tha se detyra e parë është konfirmimi i “mbështetjes së palëkundur” për Ukrainën.

Advertisement

Kreyministri britanik shtoi se dëshiron të përdorë samitin për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese.

Kjo përfshin “rivendosjen” e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në.

“Mbretëria e Bashkuar dhe BE, duke punuar së bashku si partnerë sovranë, janë një forcë e fuqishme për të mirën e të gjithë kontinentit tonë, për paqen, për sigurinë, për prosperitetin, për të gjithë njerëzit tanë”.

Kryeministri britanik u ndal gjithashtu tek emigracioni i paligjshëm.

Advertisement

Ai tha se nuk është më “sfidë”, por “krizë”.

“Ndërsa flasim, ndërsa mblidhemi këtu, një perandori kriminale është në punë në çdo vend të përfaqësuar këtu sot, duke përfituar nga mjerimi dhe dëshpërimi njerëzor për të dërguar njerëzit, foshnjat drejt vdekjes”, tha ai.

Kryeministri thotë se kriza ka ardhur për faj të bandave, të cilat mendon se mund të rrëzohen./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy