Shtetet Perëndimore janë të shqetësuar për shtimin e tensioneve në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Ata shpresojnë se përmes diplomacisë do të qëndrohet larg përballjeve ushtarake.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thekson se dialogu duhet të vijojë. Polonia nga ana tjetër ofron mbështetje të plotë për fqinjin e saj Ukrainën.

“Perëndimi duhet të kthehet në tryezën e negociatave me Rusinë, edhe nëse kërkesat e Moskës në kufirin me Ukrainën nuk përputhen me perceptimet perëndimore”, ishte kjo thirrja e ministres së Jashtme të Gjermanisë.

“Kam thënë vazhdimisht se sa e rëndësishme është që ne të kthehemi në tryezën e bisedimeve në formatin e Normandisë, të sigurojmë se mund të shmangim një përshkallëzim të mëtejshëm, sepse kjo krizë e madhe në të cilën ndodhemi mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut”, u shpreh më tej Annalena Baerbock, ministre e Jashtme gjermane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krerët e shërbimeve diplomatike amerikane dhe evropiane gjatë një bisede telefonike, Antony Blinken dhe Josep Borrell kanë rënë dakord  se çdo zgjidhje e mundshme do të duhet të bëhet përmes diplomacisë.

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, bën me dije se bisedimet  Rusi-SHBA dhe diskutimet Rusi-NATO mbi garancitë e sigurisë të kërkuara nga Moska në kulmin e krizës me Ukrainën priten të zhvillohen në janar.

Tensionet midis Kievit dhe Moskës mund të kenë ndikim në vendet fqinje. Gjatë një vizite në Ukrainë, ministri i jashtëm polak Zbigniew Rau u përpoq të qetësonte fqinjin e saj duke ofruar mbështetje të plotë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";