Konflikti Palestinë-Izrael, reagon Papa: E tmerrshme! Çdo të sjellë kjo urrejtje?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konflikti Palestinë-Izrael, reagon Papa: E tmerrshme! Çdo të sjellë kjo urrejtje?

Papa Françesku bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Tokën e Shenjtë. Ai i ka konsideruar të paparanueshme kofliktet mes Izraelit dhe Palestinës.

 

“Në këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura midis Rripit të Gazës dhe Izraelit rrezikojnë të degjenerohen në një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi. Shumë njerëz janë plagosur dhe shumë të pafajshëm kanë vdekur. Midis tyre ka edhe fëmijë, dhe kjo është e tmerrshme, e papranueshme.”

 

Advertisement

“Pyes veten: kjo urrejtje dhe hakmarrje, çfarë do të sjellë? A mendojmë vërtet se mund të ndërtojmë paqe duke shkatërruar tjetrin?”, shtoi papa.

 

Ai bëri thirrje për qetësi në rajon, duke iu kërkuar udhëheqësve lokalë dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në sigurimin e paqes.

 

Advertisement

“Le të lutemi pandërprerë që izraelitët dhe palestinezët të mund të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes, të jenë ndërtues të durueshëm të paqes dhe drejtësisë.”

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy