Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri thirrje për unitet mes luftës së vazhdueshme në Gaza dhe “kërcënimit të përgjithshëm” nga Irani, gjatë takimeve  me shefat e sigurimit të Izraelit sot.

“Ndasitë e brendshme duhet të zhduken tani, sepse jemi nën një kërcënim ekzistencial dhe në një kërcënim ekzistencial, ne duhet të bashkojmë forcat tona ”, theksoi kryeministri izraelit.

Netanyahu dhe shefi i agjencisë së spiunazhit Mossad, David Barnea diskutuan zhvillime të ndryshme rajonale, duke përfshirë rëndësinë e sigurimit të lirimit të më shumë se 100 pengjeve të mbajtura nga grupet terroriste në Gaza që nga 7 tetori, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Ai më pas u takua me shefin e Sinn Bet Ronen Barr për një takim pune, sipas deklaratës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kombet fillimisht ndahen nga brenda dhe jo  nga presioni i jashtëm, por para së gjithash nga ndarja e brendshme”, theksoi Nenayahu. /vizionplus.tv/