Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit. Rinisja e ritualeve fetare në xhamitë e vendit do të shoqërohet me zbatimin e një protokolli sigurie.

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu thotë se për zbatimin e rregullave ngarkohen myftinjtë si dhe bën thirrje që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll.

Protokolli i masave:

Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

• Marrja e abdesit në shtëpi.

• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.

• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

• Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

• Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.

• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.