Kompania amerikane e imunoterapisë Inovio tha të mërkurën se vaksina e saj eksperimentale për të parandaluar infeksionin me COVID-19 rezulton se prodhon antitrupa mbrojtëse dhe se nxit reagimin e sistemit imunitar tek kafshët.
Inovio, e cila filloi gjithashtu testimin e vaksinës tek njerëzit në muajin prill, tha se rezultatet paraprake të këtyre testeve priten në qershor.
Aktualisht për COVID-19n nuk ekzistojnë trajtime ose vaksina të miratuara. Ekspertët parashikojnë që një vaksinë e sigurt dhe efektive mund të kërkojë 12 deri në 18 muaj për t’u krijuar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";