Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjesërisht të redaktuara të taksave të ish-Presidentit Donald Trump, u tha gazetarëve të martën anëtari më i lartë republikan i komisionit, Kevin Brady.

 

 

Publikimi informacionit privat të taksave, të cilin ish-presidenti Trump e kishte kundërshtuar me forcë për vite me rradhë, mund të sjellë një vëmendje tjetër të padëshiruar ndaj tij në një kohë kur ai ka shpallur kandidaturën përsëri për Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Zoti Trump, ndryshe nga kandidatët e mëparshëm presidencialë, refuzoi t’i bënte publike deklaratat e tij të taksave, pasi u përpoq të mbante sekret detajet e pasurisë së tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij të pasurive të patundshme, “Organizata Trump”. Ai kundërshtoi përpjekjet e demokratëve për të pasur qasje tek ato dokumenta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kandidatëve nuk u kërkohet me ligj të publikojnë formularët e tyre të taksave, por kandidatët e mëparshëm presidencialë të të dyja palëve e kanë bërë vullnetarisht një gjë të tillë për dekada me radhë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Demokratët e Komisionit për Mbikqyrjen e Taksave kanë thënë se duhet të shohin të dhënat për të vlerësuar nëse agjencia e taksave po i shqyrton siç duhet deklaratat tatimore presidenciale dhe për të vlerësuar nëse nevojitet legjislacion i ri në këtë drejtim.

 

 

Komisioni i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve, për ngjarjet e 6 janarit u kërkoi prokurorëve federalë të ndjekin penalisht zotin Trump për nxitjen e sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";