“Komision Hetimor për zgjedhjet”/ Senatorët republikanë kërkojnë verifikim urgjent të rezultatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Komision Hetimor për zgjedhjet”/ Senatorët republikanë kërkojnë verifikim urgjent të rezultatit

Vetëm katër ditë përpara zyrtarizimit të votave të Kolegjit Zgjedhor, një grup senatorësh republikanë kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë certifikimin nëse nuk ngrihet urgjentisht një Komision Hetimor. Synimi është që të arrihet një kontroll emergjent i vlefshmërisë së votave elektorale pasi senatorët paraqitën akuza të tjera për mashtrim të votuesve dhe sjellje të paligjshme.

Më herët, një tjetër senator nga radhët e republikanëve, Josh Hawley, paditi shtetin e Pensilvanisë me akuzat se ka dështuar në zbatimin e ligjit zgjedhor.

Në vitin 1877, Kongresi nuk i shpërfilli këto akuza duke caktuar një Komision Zgjedhor, të përbërë nga pesë senatorë, pesë anëtarë të Dhomës së përfaqësuesve dhe pesë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, për të shqyrtuar çështjet e diskutueshme.

Presidenti Trump vazhdimisht i ka sfiduar rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa më 6 janar është paralajmëruar edhe një protestë masive që do të kundërshtojë rezultatin.

Advertisement

Kjo përpjekje vjen në kohën kur avokati i Trump, Rudy Giuliani foli për manipulime të mëdha me votat në zgjedhje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy