Dhjetra komando amerikane kanë mbërritur në Izrael ditët e fundit për të ndihmuar në operacionet e çlirimit të 240 pengjeve të kapur nga Hamasi dhe të mbajtur në Gaza.
Këtë e ka raportuar mbrëmë televizioni publik Kan, duke cituar burime në Pentagon.
Sipas kesaj medie, FBI, Departamenti i Shtetit dhe ekspertët amerikanë në negociatat e pengjeve ishin në kontakt me homologët e tyre izraelitë për të ofruar këshilla.
Nderkohe, Katari ka arritur një marrëveshje me Egjiptin, Izraelin dhe Hamasin, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, për lirimin nga Rripi i Gazës, nëpërmjet kalimit Rafah në Egjipt, të një numri të paspecifikuar pengjesh me shtetësi të dyfishtë dhe të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo është raportuar nga mediat pan-arabe, duke cituar burime pranë negociatave në vazhdim mes palëve.
Advertisement