“Kjo është gjuhë rruge, dashakeqësi”! Sherr mes Rezart Veleshnjës të ‘Portokallisë’ dhe Agim Doçit, aktori puth Arthur Zhejin dhe braktis emisionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kjo është gjuhë rruge, dashakeqësi”! Sherr mes Rezart Veleshnjës të ‘Portokallisë’ dhe Agim Doçit, aktori puth Arthur Zhejin dhe braktis emisionin

Poeti Agim Doçi mbërmjen e djeshme në emisionin “360 gradë të Artur Zhejit ka debatuar me aktorin e humorit Rezart Veleshnja.

Debati nisi pasi Doçi i përmendi Veleshnjës regjisorin e Portokallisë Altin Basha, për të cilin u shpreh me ironi se nuk e dinte se çfarë pune bënte.

Aktori i theksoi poetit se Basha është shumë i përgatitur dhe se nuk i pëlqejnë fyerjet. Më pas Veleshnja tha se do të largohej nga studio pasi nuk e ka qejf gjuhën e rrugës.

Debati në studio:

Advertisement

Doçi: Çfarë punë bën ky Altin Basha.

Veleshnja: Altin Basha është regjizori i Portokallisë prej 17 vitesh dhe ka mbaruar në Londër.

Doçi: Kur ka mbaruar?

Veleshnja: Në çfarë vitesh? Nuk jam aq i vjetër, jam më i vogël se ai. Është shumë i përgatitur.

Advertisement

Doçi: As më duhet gjë fare.

Veleshnja: Nuk flitet kështu profesor, është me dashakeqësi. Mua nuk më takon të rri këtu, se kjo është gjuhë rruge. Nëse fillojmë me fyerje, unë nuk mund të rri më këtu. Po ja filloj me fuerje. Unë duhet të çohem tani. Unë jam i qetë dhe bëj humor.

Doçi: Po s’ke bërë humor qysh kur ke ardhur. Fillo e bën humor dhe unë s’flas, se unë s’po shoh humor. Vetëm na bën humor të lutem..

Veleshnja: Më the që jam aktori juaj i preferuar, tani e ktheve..

Advertisement

Veleshnja: Turi më duhet të iki se kam një në familje, të të puth pak? (Push Zhejin dhe largohet).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy