Kishte humbur kontaktet me familjen që nga fillimi i majit, policia e gjen të vdekur 33-vjeçarin nga Vlora

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte humbur kontaktet me familjen që nga fillimi i majit, policia e gjen të vdekur 33-vjeçarin nga Vlora

Gjendet i pajetë në lagjen “1 Maj” të qytetit të Vlorës shtetasi Martin Seleni, i cili në datën 5 maj u denoncua si i humbur nga familjarët në polici. 33-vjeçari ishte parë për herë të fundit rreth orës 15:30 të dilte nga fasoneria ku punonte, teksa po shkonte në bankë për të marrë rrogën.

Pas asaj kohe, familjarët dhe miqtë nuk kanë patur asnjë informacion për të. Policia e Vlorës e ka gjetur kufomën rreth orës 19:00, si rjedhojë e raportimeve të banorëve të zonës të cilët filluan të ndjenin erën e trupit.

Kufoma e pajetë është gjendur në një ndërtesë të braktisur në lagjen 1 Maj, e cila përdoret për konsumimin e lëndëve narkotike.

Dyshohet se 33-vjeçari ka vdekur nga mbidoza e lëndëve narkotike, pasi edhe sipas personave që e njohin, është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy