Protestat në Kinë kundër kufizimeve për koronavirus duket se janë shtypur dhunshëm nga autoritetet.
Në pamje duket se policia tërheq me forcë protestuesit.
Tanket kanë qarkulluar nëpër rrugët e qytetit lindor Xuzhou, teksa Pekini ashpërsoi reagimin ndaj demonstruesve. Disa qytetarë kanë marshuar teksa mbanin një fletë të bardhë në duar, e cila simbolizon censurën duke bërë thirrje largimin e presidentit Xi Jinping.
Protestat kanë nisur javën e kaluar si shenjë pakënaqësie pas zjarrit që ka shpërthyer në një qytet ne perëndim të Kinës, duke lënë të vdekur 10 persona. Përveç dhënies fund të kufizimeve për pandeminë, në protesta janë bërë edhe thirrjet që presidenti Xi Jinping të dorëhiqet. Protestat në Kinë janë të pazakonta për shkak të regjimit autoritar.