Kina po përgatitet për nisjen e një Revolucioni të ri Kulturor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina po përgatitet për nisjen e një Revolucioni të ri Kulturor

Pierre Haski “France Inter”

Mbi Kinë po fryn sërish një erë e keqe, e cila u kujton të moshuarve kohët tejet të vështira të Revolucionit Kulturor, me ndryshimin e vetëm që sot mungon dhuna. Për disa muaj, një sërë masash në dukje të izoluara, kanë hedhur themelet për një orientim të ri politik dhe ekonomik, dhe mbi të gjitha për një ringjallje të fortë të ideologjisë nga nr.1 i Partisë Komuniste, Xi Jinping.

Dhe siç ndodh gjithmonë në vendin aziatik, sinjalet politike ndjekin disa shtigje të tërthorta. Këtë javë në këtë vend po flitet vetëm përshkrimin e një blogeri. Kjo lëvizje do të ishte e parëndësishme, po të mos i ishte bërë jehonë nga media kryesore e partisë, duke filluar nga e përditshmja zyrtare e PKK“People Daily”.

Blogeri në fjalë, Li Guangman, shpall nisjen e një “revolucioni të thellë” dhe paralajmëron se të gjithë ata që e kundërshtojnë do të “ndëshkohen”. Guangman denoncon kulturën perëndimore, yjet që privojnë rininë duke mos u burrëruar,dhe kapitalistët që pasurohen brenda natës.

Advertisement

Kjo retorikë është e ngjashme me atë të grupimeve të vogla neo-maoiste, dhe që sot rikthehet në qendër të ligjërimit zyrtar. Presidenti Xi ka njoftuar nisjen e një kursi të ri të “prosperitetit të përbashkët”, që duhet të zvogëlojë pabarazitë e mëdha që janë shfaqur gjatë 40 viteve të fundit dhe të favorizojë zhvillimin e shpejtë të Kinës.

Një apel për një rend të ri

Tek kjo qasje e re ekziston një objektiv i dyfishtë. Linja e re ka nisur të shfaqet disa muaj më parë kur sipërmarrësi më i njohur kinez, Xhek Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë online “Alibaba”, “u zhduk” për disa javë nga skena publike, dhe pastaj u rishfaq, por vetëm për t’u mënjanuar në krahasim me më parë.

Objektivi i parë, i lavdërueshëm dhe koherent, është përgjigja ndaj pakënaqësisë popullore, dhe sidomos ndaj asaj të shtresës së mesme. Temat janë të shumta, nga çmimet tepër të larta të pasurive të paluajtshme (subjekt i spekulimeve masive edhe nga kuadrot e shumtë të Partisë Koomuniste të Kinës) deri te kostoja e tarifave të shkollës, që është çelësi për riprodhimin e elitave në Kinë.

Advertisement

Në shënjestrën kryesore të kësaj fushate të re janë kompanitë e mëdha në fushën e teknologjisë dixhitale. Së fundmi, duhet theksuar se pushteti u ka dhënë sigurisht prindërve një dhuratë, duke e kufizuar kohën që të rinjtë mund të kalojnë në video-lojëra në maksimumi 3 orë në javë.

Kjo “fushatë korrigjuese”vjen në një moment delikat në skenën ndërkombëtare

Por këto masa popullore kanë edhe një objektiv tjetër:të riafirmojnë autoritetin e Partisë Komuniste mbi gjithçka, përfshirë edhe ekonominë kineze private. Apeli për një rend të ri është brutal. Kina ka vetëm një padron, dhe ai është Xi Jingping.

Kjo “fushatë korrigjuese”, siç quhej në të kaluarën në Kinë, vjen në një moment delikat, para së gjithash në arenën ndërkombëtare, ku ka një përplasje gjithnjë e më të ashpër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Është shumë domethënës fakti që shkrimi në blogun e shumëpërfolur, flet për kërcënimin e “revolucioneve shumëngjyrëshe” në Kinë, një referencë ndaj kryengritjeve në ish-republikat sovjetike,të cilat Pekini ia atribuon ndërhyrjes së shërbimeve sekrete amerikane.

Por momenti është po ashtu delikat edhe në nivelin politik, pasi kongresi i XX-të i Partisë Komuniste Kineze pritet të mbahet në pak më shumë sesa një vit. Në atë ngjarje madhore, Xi pritet të marrë mandatin e tij të tretë si president, pasi të ketë eliminuar kufirin prej 2 mandatesh të vendosur dikur nga Ten Hsiaopin, pasardhësi kryesor i Mao Ce Dunit.

Xi Jingping është padyshim njeriu më i fuqishëm në botë, kjo edhe pasi nuk i duhet që të përballet me asnjë sfidë ndaj pushtetit të tij. Kohët e fundit, presidenti kinez ka imponuar studimin e mendimeve të tij në shkollat ​​kineze, për të kompletuar kontrollin e tij të plotë në një vend që e nuk ka parë diçka të tillë që nga koha e Maos.

Gjatë viteve të fundit Kina ka përjetuar një ekspansion ekonomik të jashtëzakonshëm. Por sot kjo rritje po shoqërohet me një regres të vërtetë politik. Dukej e pamundur që kjo të ndodhte, e megjithatë Xi arriti që ta bëjë këtë.(cna)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy