Gara SHBA-Kinë është zhvendosur prej kohësh edhe në hapësirë. Por një incident i fundit i ka acaruar marrëdhëniet edhe në këtë pikë. Pekini e akuzoi sot SHBA-në për sjellje të papërgjegjshme dhe të rrezikshme në hapësirë ​​për shkak të dy “takimeve të afërta” mes stacionit hapësinor kinez dhe satelitëve të kompanisë Starlink të miliarderit amerikan, themeluesit të Tesla, Elon Musk.

Këtë muaj, qeveria kineze i dorëzoi agjencisë hapësinore të OKB-së një notë proteste, sipas të cilës stacioni i ri hapësinor kinez – Tiangong – u detyrua të kryente manovra emergjente për të shmangur përplasjen me satelitët e shërbimit të ardhshëm të Internetit Starlink në dy raste: në korrik dhe tetor të këtij viti.

Sipas qeverisë kineze, këto dy incidente kanë “vënë në rrezik jetën ose shëndetin e astronautëve në bordin e Stacionit Hapësinor Kinez”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, tha sërish sot se “Shtetet e Bashkuara … i injorojnë detyrimet e tyre sipas traktateve ndërkombëtare, duke paraqitur një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e astronautëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Starlink, divizion i kompanisë SpaceX të Musk, operon një plejadë prej rreth 2000 satelitësh që synojnë të ofrojnë akses në internet në nivel global. SpaceX është kompani private, por Kina deklaron në notën e saj se anëtarët e Traktatit të Hapësirës së Jashtme – themeli i ligjit ndërkombëtar të hapësirës – janë përgjegjës për veprimet e enteve të tyre joqeveritare.