Kina nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi që nga 14 prilli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi që nga 14 prilli

Për Kinën duket sikur pandemia e koronavirusit është një histori që i përket të shkuarërs.

Edhe pse gjithçka nisi atje, zyrtarët e shëndetit në Kinë pretendojnë se për katër muaj me radhë nuk është regjistruar asnjë vdekje tjetër me koronavirus.

Advertisement

Guo Yanhong, një inspektor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, lavdëroi strategjinë që Kina përdori për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Kjo është prova më e fortë që përvoja, metodat dhe strategjia e Kinës në trajtimin e pacientëve në gjendje kritike janë të vlefshme.”

Hera e fundit që autoritetet kineze kanë raportuar për viktimë nga koronavirusi ishte data 14 prill, kur u regjistrua një vdekje në provincën Hubei.

Advertisement

Të mërkurën, në Kinë u regjistruan 22 raste të importuara me koronavirus.

The post Kina nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi që nga 14 prilli appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy