Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi ka folur për ‘miqësinë e fortë’ me Rusinë, ndërsa e ka cilësuar si ‘një miqësi që është solide si një shkëmb’, duke pranuar që të dy vendet po kontribuojnë për të sjellë ‘paqen dhe stabilitetin në botë’.
Teksa fliste në një konferencë për shtyp, Wang ka shtuar që marrëdhëniet Kinë-Rusi nuk vlerësohen për vendimet e saj.
Ato bazohen në mos aleancë, mos konfrontim dhe mos shënjestrim të ndonjë pale të tretë “. Të dy vendet” do të ruajnë fokusin strategjik dhe do të vazhdojnë të thellojnë partneritetin global të koordinimit strategjik për një epokë të re”.
Kina është e gatshme të “bëjë ndërmjetësimet e nevojshme” dhe “të marrë pjesë në” ndërmjetësimin ndërkombëtar “për krizën në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm Wang Yi shtoi se Pekini është i gatshëm të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në lehtësimin e dialogut dhe paqes, duke punuar së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të kryer ndërmjetësimin e nevojshëm.