Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në provat e ardhshme klinike të vaksinave të COVID-19, por duke u mbështetur në bashkëpunimin e mëparshëm në zhvillimin e vaksinave. Kjo u bë e ditur nga ministri i shkencës dhe teknologjisë në Kinë, Wang Zhigang.

“Zhvillimi i një vaksine është ende strategjia jonë themelore për të mposhtur koronavirusin e ri”, theksoi ai.

Kina po bën përpjekje të mëdha për të zhvilluar një vaksinë për pandeminë që ka përfshirë globin, e cila nisi në qytetin e saj qendror, Wuhan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Xi Jinping u zotua muajin e kaluar në Asamblenë Botërore të Shëndetit, organi drejtues i OBSH-së, se vaksinat që do të zhvillohen në Kinë do të bëhen një “e mirë publike globale” sapo të jenë gati për përdorim. Ai theksoi se ky do të jetë kontributi i Kinës për të siguruar mundësinë e vaksinimit dhe që vaksina të jetë e aksesueshme nga të gjithë.