Kina kufizon hetimet për origjinën e virusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina kufizon hetimet për origjinën e virusit

Ka kaluar mbi një vit që kur personi i parë në botë u infektua me koronavirusin. Të paktën 1.7 milion njerëz kanë humbur jetën nga virusi në të gjithë botën që nga ajo kohë. Një investigim i agjensisë së lajmeve Associated Press tregon se qeveria kineze po kontrollon rreptësisht të gjitha kërkimet për origjinën e virusit, ndërsa promovon teoritë e skajshme se pandemia e ka origjinën diku tjetër.

 

Qeveria kineze po monitoron gjetjet e shkencëtarëve dhe ka urdhëruar që botimi i çdo pune kërkimore të miratohet së pari nga një strukturë e re e menaxhuar nga kabineti i Kinës nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Presidentit Xi Jinping, sipas dokumenteve të brendshme të marra nga Associated Press.

 

Advertisement

Nga Tajlanda në Brazil, shkencëtarët në të gjithë botën kanë kërkuar origjinën e virusit tek burimi i tij i mundshëm: lakuriqët e natës.

 

Gati dy kilometra larg Wuhan-it, lakuriqët e natës banojnë në një labirint shpellash nëntokësore gëlqerore në provincën Yunnan në Kinën jugore. Fshatarët thanë se nën drejtimin e një murgu budist shpella ishte përdorur si një vend i shenjtë.

 

Advertisement

Kontakte të tilla mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve që luten në shpella, në gjueti apo në miniera – i alarmon shkencëtarët. Kodi gjenetik i koronavirusit është shumë i ngjashëm me koronaviruset e lakuriqëve dhe shkencëtarët dyshojnë se COVID-19 kaloi tek njerëzit nga një lakuriq nate ose nëpërmjet një kafshe ndërmjetëse.

 

Jonna Mazet, është profesore e Epidemiologjisë dhe Ekologjisë së Sëmundjeve në Universitetin e Kalifornisë, Davis.

 

Advertisement

“Bartësi më i mundshëm evolucionar i koronavirusit SARS 2 është një lakuriq i vogël. Këtyre lakuriqëve të natës u pëlqen të jetojnë në shpella, por ata jetojnë në të gjithë pellgun e Kinës dhe në Azinë Juglindore”, thotë zonja Mazet.

 

Sot, zona në Yunnan vëzhgohet nga afër. Agjentët e sigurisë ndoqën ekipin e Associated Press në tre vende dhe ua ndaluan gazetarëve të vizitonin shpellën, ku studiuesit identifikuan lakuriqët e natës përgjegjës për SARS-in.

 

Advertisement

Fshatarët krijuan një bllokadë në rrugë.

 

 

“Politizimi dhe shtetëzimi i këtij problemi shëndetësor ka ngritur pengesa të mëdha për këtë bashkëpunim”, thotë zonja Mazet.

Advertisement

 

Gjuetia e fshehtë për origjinën e COVID-19 në Kinë tregon se si qeveria është përpjekur të marrë kontrollin.

 

Kërkimi filloi në tregun Huanan të ushqimeve të detit në Wuhan, një kompleks i gjerë, ku u zbuluan shumë nga rastet e para të koronavirusit tek njeriu.

Advertisement

 

Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, shitësi Jiang Dafa vuri re se njerëzit po sëmureshin.

 

“Nuk thanë asgjë. E mbyllën natën pa njoftuar. Nuk mund të futeshim brenda; nuk mund të merrnim sendet tona. Pastaj të gjitha u dogjën. Të gjitha gjërat në kioska. Qeveria e mbylli të gjithë qytetin”, thotë shitësi Jiang Dafa.

Advertisement

 

Zonja Mazet thotë se mungesa e bashkëpunimit midis shkencëtarëve kinezë dhe atyre amerikanë ishte një zhgënjim.

 

Ajo tha se të kuptuarit e ndërveprimit mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve është thelbësor për të shmangur një valë tjetër të përhapjes.

Advertisement

 

“Nëse duam që kjo të mos ndodhë më, duhet të kuptojmë marrëdhënien virus-pacient-mjedis në mënyrë që të ndërmarrim hapa për të parandaluar që këto gjëra të ndodhin përsëri”, thotë zonja Mazet./ VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy