Kina kërcënon Tajvanin me ndërhyrje ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina kërcënon Tajvanin me ndërhyrje ushtarake

“Nuk ushqejmë më iluzione,” shkruante Hu Xijin, kryeredaktor i Global Times, një ndër organet e shtypit të kontrolluara nga qeveria kineze. “E vetmja mënyrë për Kinën është të përgatitet për luftë dhe t’u japë forcave separatiste të Tajvanit një goditje të fortë ndëshkuese”.

Artikulli redaksional i zotit Hu më 6 tetor u nxit nga dy projekt-ligje të propozuara nga (partia opozitare KMT) para autoritetit legjislativ në Tajvan, të cilat i kërkojnë qeverisë të punojë për të rivendosur marrëdhëniet zyrtare diplomatike mes Uashingtonit dhe Tajpeit dhe kërkojnë ndihmë amerikane për të mbrojtur këtë ishull nga agresioni kinez në të ardhmen.

“Qeveria jonë duhet të përpiqet të bindë SHBA të na ndihmojnë në forma diplomatike, ekonomike, dhe/ose përmes një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë ushtarake” nëse dhe kur autoritetet komuniste kineze ndërmarrin akte që përbëjnë një kërcënim direkt ndaj ekzistencës demokratike të Tajvanit, thuhet në projekt-ligj. Dy aktet legjislative u miratuan pa rezistencë të martën.

Advertisement

“Duam që bota të shohë dhe ta kuptojë se në Tajvan, të gjitha partitë janë të vendosura kundër luftës, por gjithashtu janë të vendosura se nuk i tremben luftës,” tha grupi parlamentar i partisë opozitare KMT.

Anëtarët e Partisë Demokratike Progresiste me prirje pro-pavarësisë – partia e Presidentes tajvaneze President Tsai Ing-wen — e cilësuan gjuhën e përdorur në këto akte ligjore si “të pashembullt” nga partia opozitare tajvaneze KMT që prej kohësh është parë si partnere e Pekinit në dialog me një objektiv të përbashkët për “një Kinë të vetme” dhe me synimin që në të ardhmen Tajvani të bashkohej me Kinën.

Ligjet shkaktuan tronditje edhe në Kinë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze u përpoq ta injoronte këtë temë, por të tjerë e panë këtë zhvillim si një sfidë serioze.

Në artikullin opinion në Global Times, zoti Hu i përshkruan parlamentarët e partisë opozitare tajvaneze KMT si “dështakë”, të cilëve nuk mund t’u zihet besë.

Advertisement

“Nga ana tjetër, këto manovra dinake e ndihmojnë Pekinin të shohë qartë se çfarë po ndodh në këtë ishull,” shkruante redaktori i të përditshmes shtetërore kineze.

Gjuha agresive e përdorur në artikullin e zotit Hu, megjithëse jo e zakontë, nuk është e pashembullt. Një tjetër komentator me influencë në Kinë tha në një forum në fund të vitit të kaluar se “përdorimi i forcës për të realizuar ribashkimin nuk duhet menduar si një hap ekstrem”.

Një avion luftarak kinez për diktimin e nëndetëse hyri në Zonën e Mbrojtur Ajrore të Tajvanit të martën, një tjetër shembull i sjelljes agresive që Pekini thotë se synon të ndalë tendencat për pavarësi në Tajvan. Por veprime të tilla kanë zgjuar revoltim tek tajvanezët dhe kanë rritur përkrahjen për Tajvanin ndër vende të tjera.

Në një intervistë me telefon nga Tajpei, analisti J. Michael Cole tha se shtimi i skepticizmit për politikat e Kinës dhe shqetësimet lidhur me sjelljen agresive të Pekinit kanë bërë që gjithnjë e më shumë vende të jenë të gatshme të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj Tajvanit.

Advertisement

“Për shumë vite, vendet e tjera kanë lejuar Pekinin të përcaktojë çfarë nënkupton politika “një Kinë” thotë zoti Cole. Tani, shton ai, ka shenja se vendet janë gati ta rishikojnë këtë qëndrim.

Diplomatja kryesore e Tajvanit në Uashington, Hsiao Bi-Khim, kohët e fundit filloi të prezantohej si “Ambasadorja tajvaneze në SHBA” në llogarinë e saj personale në Twitter, një term që nuk është përdorur kurrë më parë nga emisarë të Tajpeit.

Zoti Cole thotë se kjo tregon një ngrohje mes Uashingtonit dhe Taipeit. “Nëse SHBA do të ishin të pakënaqura nga ajo frazë, do t’i kishin telefonuar zonjës Hsiao dhe do t’i kishin thënë ta fshinte”.

Analisti Cole dhe shumë të tjerë nuk parashikojnë që Uashingtoni të braktisë së shpejti politikën e tij “një Kinë” por parashikon që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera do të jenë tani të gatshme të angazhohen më haptazi me Taipein./VOA

Advertisement

The post Kina kërcënon Tajvanin me ndërhyrje ushtarake appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy