77 avionët luftarakë dërguar në zonën e mbrojtjes ajrore tajvaneze është konsideruar si “agresion i mirëfilltë ushtarak” nga ana e Kinës.
Vetë kryeministri tajvanez Su Tseng-Chang tha se vendi është në gatishmëri për aktivitetet ushtarake të Kinës, ndërsa presidentja deklaroi “se nuk do të dorezohen kurrë”.
Advertisement
“Bota është dëshmitare e presionit të Kinës ndaj Tajvanit dhe shkeljeve të përsëritura të paqes rajonale”, tha Su Tseng-Chang.
Kina pretendon se Tajvani është territori i saj. Mirëpo, duke fajësuar Kinën për tensionet, Tajvani thotë se është një vend i pavarur dhe do të mbrojë liritë dhe demokracinë e tij.
Advertisement